Nga datat 18-24 korrik në Tiranë, do të mbahet edicioni i parë i festivalit të filmit Travel Fest Albania.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, cila publikoi videon promovuese të këtij festivali.
Nga 18 deri në 24 korrik do t’i shtohet mozaikut të aktiviteteve në Tiranë me filma nga e gjithë bota që promovojnë turizmin, zhvillimin e qëndrueshëm, udhëtimet dhe natyrën.
Gjatë ditëve të festivalit do të shfaqen filma dhe dokumentarë të fokusuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe turizmin natyror, duke eksploruar tendencat më novatore në përfaqësimin audiovizual të përvojës së udhëtimit nëpër botë.
Fituesit do të shpërblehen në një ceremoni speciale në ditën e fundit të festivalit dhe mund të regjistrohen për një udhëtim treditor në një nga destinacionet e mrekullueshme të Shqipërisë.
Ky projekt mbështetet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.



