Pas 43 vitesh Muzeu Historik Kombëtar në prag të rikonstruksionit dhe rikonceptimit muzeal

Pas 43 vitesh Muzeu Historik Kombëtar në prag të rikonstruksionit dhe rikonceptimit muzeal

Pas 43 vjetësh nga krijimi, Muzeu Historik Kombëtar do t’i nënshtrohet rikonstruksionit dhe rikonceptimit muzeal.

Do të jetë një operacion i jashtëzakonshëm, i udhëhequr nga “Casanova & Hernandez Architects”, Hollandë, mbështetur në analizën e një skuadre profesionistësh të shkencave albanologjike.

Në një njoftim online në faqen zyrtare të Muzeut, thuhet se interesi i madh i publikut vendas dhe të huaj, që është çdo vit në rritje, solli nevojën për investimin më madhor për vitin 2024.

 Investimi mbështetet nga fondet e Bashkimit Europian dhe buxheti i shtetit e pritet të sjellë një ndryshim rrënjësor në qasjen e publikut te historia dhe elementet thelbësore të identitetit tonë kombëtar.

Vizitorët e Muzeut Historik Kombëtar për vitin 2023 arritën në 99796 persona. Kjo shifër ishte 80% më e lartë, në krahasim me vitin 2022, vit kur u regjistruan 55306 vizitorë gjithsej.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy