Muzeu i Kosovës ekspozitë në Muzeun Kombëtar me 91 fotografi nga trashëgimia kulturore

Muzeu i Kosovës ekspozitë në Muzeun Kombëtar me 91 fotografi nga trashëgimia kulturore

Në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor Shqipëri-Kosovë, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, Muzeu Kombëtar i Kosovës hapi ekspozitën me titull “Trashëgimia Kulturore dhe jeta ndër Breza”.

Ekspozita përmban rreth 91 fotografi nga jeta e përditshme, nga trashëgimia kulturore, zejtaria dhe shumë fusha të tjera.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr.Dorian Koçi, theksoi: se “është një kënaqësi e veçantë që në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë dhe mbledhjes së pestë të përbashkët të dy qeverive, të hapim këtë ekspozitë”.

Në mars të këtij viti, në Muzeun Kombëtar të Kosovës, çelëm ekspozitën “Thesare të Muzeut Historik Kombëtar”.

Kjo është ekspozita e dytë, e cila na sjell një pjesë të rëndësishme të memories urbane dhe pjesë që ndoshta mund të jenë harruar dhe që mund të kenë qenë rite ose doke të vjetra të cilat pritet të ripërtërihem. Përshëndes stafin, i cili me punën e bërë tregoi edhe njëherë që kultura nuk njeh kufij.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe Drejtori i Muzeut Kombëtar të Kosovës, Ajet Leci. 

Pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me rastin e festave, kjo është ekspozita e parë e çelur në Shqipëri nga Sektori i Etnologjisë së Muzeut Kombëtar të Kosovës.

Kjo ekspozitë flet më tepër sesa ne mund të flasim.

Vizitorit, përmes kësaj ekspozite, i ofrohet mundësia e krijimit të imazhit për mjedisin kulturor kosovar në aspektin diakronik dhe sinkronik, me përmbajtje dhe vlera të mirëfillta të trashëgimisë kulturore.

Përmbajtja e këtyre fotografive, vizitorëve i’u ofron mundësi të shumta informimi, si për: mjedisin kulturor; arkitekturën tradicionale; veglat dhe mjetet e punës të sektorit primar dhe të zejtarisë; për disa zeje në shuarje ose tashmë të shuara; për veshje tradicionale dhe të kohës në proces; për forma tradicionale të punës në bujqësi; për poçarinë tradicionale, mënyrën e të kënduarit me gisht në fyt, nga vajza drenicake, tash e sa vite i harruar në traditën e kësaj krahine; lojëra tradicionale të fëmijëve; për tregjet e organizuara në qendra të ndryshme, etj.

Ekspozita është kuruar me mjaft profesionalizëm nga kuratorët Besarda Reçica, Fahri Sheqiri, Arberina Mataj dhe mirëpret të gjithë të interesuarit për ta vizituar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy