Trashëgimi e mbrojtur nga UNESCO/ Mozaiku i Linit hapet pas restaurimit

Trashëgimi e mbrojtur nga UNESCO/ Mozaiku i Linit hapet pas restaurimit

Në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka njoftuar përfundimin e restaurimit të Mozaikut të Linit në Pogradec, i cili tashmë është i hapur për publikun.

 Ministrja e Kulturës, Elva Margariti solli në vëmendje punën e kryer, ndërsa kujtoi se shtatori është muaji i trashëgimisë kulturore.

“Restauruam dhe hapëm për publikun Mozaikun e Linit, Pogradec, këtë copëz trashëgimie e mbrojtur nga UNESCO”, u shpreh Margariti.

Mozaiku i Linit iu nënshtrua ndërhyrjeve pas 20 vitesh, rikonstruktim dhe pastrim, duke u rikthyer në bukurinë e saj si një nga vendet e mbrojtura nga UNESCO.

Specialistët e Sektorit të Veprave të Artit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, realizuan hapjen e mozaikut që ndodhet në bazilikën e Linit.

Mozaiku shumëngjyrësh ka zbukurime kafshësh, bimore e gjeometrike, ku mbizotërojnë simbolet e kultit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy