Val Kilmer flet në “Top Gun” pavarësisht se ka humbur zërin

Val Kilmer flet në “Top Gun” pavarësisht se ka humbur zërin

Rikthimi i “Top Gun” në ekranin e madh ka sjellë para fansave aktorin Val Kilmer. Vazhdimi i filmit hit të viteve ’90, "Top Gun: Maverick" e vë Kilmer në rolin e Tom "Iceman" Kazansky.

Problemi i vetëm? Kilmer nuk mund të flasë më, për shkak të ndërlikimeve të kancerit të fytit.

Në një intervistë në Page Six me vajzën e Kilmer, Mercedes në fund të muajit të kaluar, jepet një detaj rreth mënyrës sesi krijuesit e filmit arritën ta bënin atë të fliste në film pavarësisht se ka humbur zërin. “Sekreti” është teknologjia e avancuar e inteligjencës artificiale, e realizuar nga një kompani e quajtur Sonantic, e cila ka imituar në mënyrë të përsosur zërin e Kilmer.

"Ata ia dolën ta dublojnë atë me zërin e tij, gjë që është e mahnitshme," tha vajza e aktorit për Page Six.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy