Pas ristrukturimit, hap dyert kinema “Republika” në Shkodër

Pas ristrukturimit, hap dyert kinema “Republika” në Shkodër

Kinema “Republika” po i rikthehet publikut artdashës shkodran si një hapësirë kulturore moderne, komode dhe unike në standarde, pas një investimi që e ka transformuar plotësisht.

Ky institucion simbol i kulturës hap zyrtarisht dyert sot, në orën 18:00, duke rikthyer në zemër të qytetit magjinë e filmit dhe emocionin e ekranit të madh.

Pas një transformimi tërësor, Kinema “Republika” vjen me një pamje të re dhe standarde bashkëkohore, duke u pozicionuar sërish në piedestalin e hapësirave kulturore të Shkodrës.

Drejtoresha e Kinema “Republika”, Egena Zymer, fton qytetarët të bëhen pjesë e këtij momenti të veçantë, duke marrë pjesë në premierën botërore që shënon jo vetëm rihapjen e kinemasë, por edhe nisjen e një kapitulli të ri për jetën artistike dhe kulturore të qytetit.

Me këtë rihapje, Shkodra rikthehet në takim me kinemanë, duke forcuar më tej identitetin e saj si një qendër e rëndësishme kulturore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy