
Studiuesja e arteve pamore Suzana Varvarica, vlerëson Maks Velon si artist të formuar mjaft mirë, pasi arkitektura dhe pjesa inxhinierike, e çonte te realiteti tredimensional.
Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, ajo tha se Maks Velo kishte një sens krejt modern që e kultivoi pas viteve ‘90-të.
Duke u ndalur tek puna e saj, tha se skulptura që imë pëlqen është ajo që ndodhet në Lushnje, përballë shtëpisë së kulturës, katër vajza në bronz dhe që quhet “Pranvera” e realizuar në vitet 1984-1986.
Pati fatin të shkojë atje, por u bë për në Tiranë. U porosit për aty, por u tha se ka mbeturina borgjeze, vjen një ditë një kryetar i komunitetit ekzekutiv të Lushnjës, e mori dhe e vendosi në Lushnjë.
Është shumë emocionuese për çdo artist kur sheh një vepër të vetë. Nuk mendoj se të gjitha janë gjëra të bukura, janë disa të vendosura si me sforco.
Në sheshin e Tiranës, rretheqark, nuk kanë krijuar atë që ka skulptori dëshirë që të shihet vepra në 360 gradë.
Duhet të ketë skulptura që janë jashtë tematikës, në Maqedoni sheh një këpucar, një lypës. Tek ne ende vazhdojnë skulptura megalomane me një lloj tematike brenda, njerëzit e zakonshëm duan të shohin vetveten dhe jo personalitete gjithmonë, kanë dëshirë të shohin atë që bëjnë gjithë ditën. Ne kjo skulpturë na mungon.
Përcaktohen artistët më të mirë për të bërë skulpturën e personaliteteve. Ne kemi praktikuar vetëm një sistem në universitet, realizmin socialist dhe realizmin e ngurtë. Nuk arritëm të shpërthejmë.
Nuk gjejmë skulptura me fuqi stilistikore, se shkolla jonë ka qenë e mangët. Do të duhen disa breza skulptorësh që të informohen jo vetëm brenda vendit tonë, për ti thithur këto zhvillime stilistikore që mungojnë.



