Historia e bukur e dashurisë së Luis Sepulveda dhe gruas me të u cilën u martua dy herë

Historia e bukur e dashurisë së Luis Sepulveda dhe gruas me të u cilën u martua dy herë

Ata e donin shumë njëri-tjetrin, aq shumë sa vendosën të martoheshin dy herë. Luis Sepulveda, shkrimtari i njohur kilian që vdiq në moshën 71-vjeçare nga koronavirusi, dhe gruaja e tij, poetja Carmen Yanez, ishin një nga ato çifte të afta për t’i mbijetuar kohës dhe për t’i rezistuar goditjeve të fatit. E fundit ishte, ajo e shkaktuar nga Covid-19, që rezultoi fatale për autorin e "Historia e një pulëbardhe dhe e maces që i mësoi të fluturonte". Bashkëshortja e tij, e prekur nga e njëjta sëmundje,  ishte e bindur që pas tre javësh në spitalin e Oviedos burri i saj i dashur do të kthehej në shtëpi, ashtu siç kishte vepruar edhe ajo. Por nuk ndodhi kështu: Sepulveda u largua së bashku me dashurinë e tyre 52-vjeçare.

Bashkimi i tyre, i lindur në fund të viteve gjashtëdhjetë, i ka rezistuar diktaturës së Pinochet-it, torturave të pësuara nga regjimi, distancës dhe madje edhe një divorci. Carmen Yanez ishte vetëm 15 vjeçe në vitin 1968 kur të dy u takuan për herë të parë dhe u dashuruan. Në vitin 1971 ata u martuan, patën një djalë, Carlos, dhe në vitin 1973 u ndanë nga diktatura, pas grushtit të shtetit nga Pinochet-i. Ajo ishte një viktimë e torturave të regjimit, ai protestoi për liri. Në vitin 1977 ai u largua nga Kili dhe katër vjet më vonë edhe ajo bëri të njëjtën gjë. Gjatë viteve të ndarjes, ata takuan njerëz të tjerë derisa u takuan përsëri në 1996, në Evropë, në Pyllin e Zi, të dy me martesa të pafata. Dashuria e tyre mori hov dhe ata vendosën të bashkohen sërish. Dasma e dytë u bë në vitin 2004 në Gjion, Spanjë, sipas "HuffPost".

Dëshmi e pasionit të tyre, edhe gjatë viteve në të cilat ata ishin larg, janë vargjet e shkruara nga Sepulveda në poezinë "La màs bella historia de amor": "Rruga më e shkurtër midis dy pikave është vërdallosja që i bashkon në një përqafim të beftë ”, thotë poema. Ajo tregon për bashkimin e tyre të dytë: “Ne filluam të komunikonim përmes telefonit. Një telefonatë, një sekondë dhe një tjetër. Ne biseduam me njëri-tjetrin për Carlo, por ai përfundoi duke folur për një orë e gjysmë. Më dërgoi të gjitha dorëshkrimet e tij, isha e para që i lexova”, është shprehur poetja në një intervistë për vitin 2016.

Çifti përjetoi simptomat e para të Covid-19 në datën 25 shkurt, duke u kthyer në shtëpi në Gijón, përgjatë bregdetit të Principatës së Asturias, ku ishin shpërngulur në vitin 1997. Të dy kishin marrë pjesë në festivalin letrar "Correntes d'Escritas", i cili u mbajt nga data 18 deri në datën 23 shkurt në Póvoa de Varzim në Portugalinë Veriore.

Gjendja e Sepúlveda ishte menjëherë shumë më shqetësuese sesa ajo e gruas së tij, e shtruar edhe ajo në të njëjtin spital. Pneumonia e shkrimtarit shpejt u shndërrua në diçka tjetër dhe rezultoi fatale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy