Pazari i Ri shndërrohet në qendrën e festimeve për Ditën e Verës

Pazari i Ri shndërrohet në qendrën e festimeve për Ditën e Verës

Për të festuar ardhjen e Ditës së Verës, Pazari i Ri në Tiranë do të mikpresë një sërë aktivitetesh festive gjatë gjithë ditës së enjte, më 14 mars.

Për të shënuar këtë ditë, nga ora 11:00, karnavalet e Shkodrës do të zbresin në kryeqytet duke performuar stilin e tyre unik, duke sjellë një atmosferë të gëzueshme deri në orën 13:00.

 Për të rinjtë dhe të rejat, do të ketë një përvojë të veçantë, duke u dhënë mundësinë për të shprehur imagjinatën e tyre nëpërmjet pikturimit dhe më pas për të mbyllur ditën me një ceremoni të veçantë të zjarrit në ora 21:00, ku do të performojë Elton Deda dhe banda e tij muzikore.

Gjatë gjithë ditës, të pranishmit do të kenë mundësi të përjetojnë piktura në fytyrë, muzikë në sfond dhe lojëra të ndryshme për fëmijët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy