
Ka tri arsye të forta pse të gjithë ne duhet të stërvitemi gjatë dimrit jashtë, në natyre apo në rrugë dhe pse duhet të shmangim sa më shumë palestrën.
Pavarësisht temperaturave të ulëta, stërvita në dimër është e rëndësishme dhe për këtë arsye aktiviteti sportive nuk duhet të neglizhohet. Sipas një studimi të fundit, thuhet se ka tre arsye përse duhet të stërvitemi në natyrë. Së pari, vitaminda d. trupi ka nevojë për vitaminë D dhe rrezet e diellit janë një ilaç i shkëlqyeshëm.
Në mënyrë që të kemi forcë dhe kocka të shëndetshme, rrezet diellore janë jetësore edhe në dimër. Ndaj, duke u veshur mirë dhe me rroba të ngriohta dhe të përshtatshme për ecje apo vrap, gjithkush mund të përshtatet me motin e ftohtë dhe temperaturat e ulta. Për këtë arsye, Koha më e mirë është para drekës, pasi është koha më e këndshme.
Zakonisht, kur është ftohtë, koha e kaluar jashtë është më pak se në verë. Pikërisht për këtë arsye, të paktën kur stërvitemi, mund të përfitojmë nga rrezet që ofron dielli këtë periudhë. Së dyti, I ftohti ndihmon trupin të djegë më shumë kalori. Kjo ndodh spasi trupi ka nevojë për më shumë energji gjatë dimrit në mënyrë që të ruajë temperaturën e duhur të trupit.
Nëse, pra, bëjmë sport në natyrë, trupi do të djegë më shumë kalori për të ruajtur temperaturën e tij. Së treti, nisur nga arsyeja e dytë, stërvitja në dimër mundëson më shumë rënie në peshë, porn ë një kohë më të gjatë. Pasi sipas studimit, rënia në peshë në një periudhë të shkurtër, dëmton organizimin.



