Për të gjthë fansat e agjentit 007 dhe Radiohead, një dhuratë speciale

Për të gjthë fansat e agjentit 007 dhe Radiohead, një dhuratë speciale

Ditën e Krishtlindjeve grupi muzikor "kult" britanik, Radiohead ka shpërndarë në rrjetet sociale "Spectre", një pjesë muzikore që sipas vetë këngëtarit të grupit Thom Yorke është krijuar një vit më parë për filmin më të fundit të sagës të agjentit britanik 007.

 

"Spectre", shkruan në twitter Thom Yorke, ishte kompozuar si pjesë për filmin më të fundit të agjentit James Bond "por gjërat nuk funksionuan". Filmi me të njëjtin titull, "Spectre", i cili doli në kinematë e të gjithë botës në muajin tetor të këtij viti, u shoqërua nga zëri i Sam Smith me "Writting's On The Wall". Yorke githashtu shkruan se pavarësisht qëllimit këtë këngë grupi e ndjen si diçka të tyren dhe tejet të dashur, ndaj vendosën ta publikonin me afrimin e fundvitit.

 

Pak orë nga publikimi në Soundcloud (nga ku mund të dëgjohet dhe të shkarkohet falas) kënga pushtoi rrjetet sociale duke treguar se fansat e grupit dhe të agjentit britanik e vlerësuan shumë si pjesë. Në fakt grupi krijon muzikë që nga viti 1985 (duke publikuar dhe albume epokale si "OK computer" apo "Amnesiac") ndërsa albumi i fundit "King Of Limbs" doli në treg në vitin 2011, dhe kjo ndoshta justifikon interesin e madh të publikut. Të shumtë kanë qenë dhe eksperimentet në rrjet ku fansa të shumtë kanë zevendësuar muzikën e titrave hyrëse të filmit me atë të Radiohead. Një prej këtyre versioneve vendosëm ta përcjellim dhe për publikun tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy