
Mbi 1 mijë artefakte të Kosovës janë marrë nga Serbia gjatë luftës së fundit dhe të njëjtat nuk janë kthyer ende.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot përmes një postimi në Twitter, ka akuzuar Serbinë për mos kthimin e artefakteve të trashëgimisë kulturore.
1 mijë e 247 ekspozita të koleksionit të trashëgimisë kulturore mbahen ilegalisht nga Serbia për më shumë se dy dekada.
Në mesin e artefakteve është edhe një “enë qeramike e shekullit III-IV”, e zbuluar në Nekropolin Verior të Ulpianës.
Sipas Ministrisë së Kulturës, Serbia duke mos i kthyer artefaktet në vendin e origjinës, po shkel edhe Konventën e UNESCO-s.
Serbia duke mos i kthyer artefaktet në vendin e origjinës, po shkel edhe Konventën e UNESCO-s, dokumentin e Ahtisarit për kthimin e dokumenteve.
Artefaktet e Kosovës janë marrë nga Serbia gjatë luftës së fundit në Kosovë, kinse për ekspozim të përkohshëm, por ende nuk janë kthyer në Muzeun Kombëtar të Kosovës.
Nga Serbia deri me tani Kosovës i është kthyer vetëm “Hyjnesha në Fron”.



