Rita Ora firmos marrëveshje gjashtë milionë € për t'u bërë fytyra e Prada

Rita Ora firmos marrëveshje gjashtë milionë € për t'u bërë fytyra e Prada

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka nënshkruar një marrëveshje në vlerë pesë milionë funte (gjashtë milionë euro) për t’u bërë fytyra promovuese e markës së famshme të modës, “Prada”.

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now”, 31 vjeçe, ka qenë e rregullt në shfaqjet e modës të firmës italiane në vitet e fundit – dhe u vesh me një fustan magjepës të “Prada”-s në Met Gala 2021, të mbajtur në New York vjeshtën e kaluar, shkruan The Sun.

Anëtarja e jurisë së spketaklit “The Masked Singer” ka pasur më parë fushata të mëdha reklamuese me kompaninë kozmetike “Rimmel” dhe gjigantin e veshjeve sportive, “Adidas”.

Një burim i afërt me këngëtaren tha pwr The Sub: “Shefat e modës mendojnë se Rita është e përshtatshme për të mbajtur markën e tyre në qendër të vëmendjes”.

“Ajo është një super yll global në botën e muzikës, filmit dhe televizionit. Pamja e Ritës është ikonë dhe ajo gjithmonë fiton”, tha burimi.

Në fillim të këtij viti, The Sun zbuloi se Rita, e cila aktualisht është në lidhje me regjisorin fitues të çmimit ‘Oscar’, Taika Waititi, 46 vjeçar, dyfishoi pasurinë e saj në 20.4 milionë funte (24.6 milionë euro).

Thuhet se ajo ka tetë milionë funte (9.6 milionë euro) në biznese, përkatësisht firmat e saj të regjistruara me emrat ‘Ora Live’ dhe ‘Ora Multi Services’, dhe 12 milionë funte (14.4 milionë euro) në pasuri të paluajtshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy