Dritare shprese nga të izoluarit në shtëpi (FOTO)

Dritare shprese nga të izoluarit në shtëpi (FOTO)

Ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz qëndrojnë brenda për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, fotografi Stephen Lovekin ka filluar të fotografojë familje që izolohen në Bruklin të Nju-Jorkut.

Fillimisht, Lovekin fotografoi familjet në hyrjet e tyre, por shpejt u bë e qartë duke i fotografuar ata pas një dritareje ishte ajo që po kërkonte.

"Ndërsa projekti filloi të evoluojë ideja e dritares filloi të ketë më shumë kuptim. Dritarja është diçka nga e cila ne shikojmë botën, diçka që fjalë për fjalë kornizon sesi njerëzit mund të shikojnë, diçka nga e cila normalisht nuk hyjmë ose dalim prej saj", thotë ai.

Lovekin i kërkoi secilës familje të ndante një mesazh me botën.

Projekti ka pasur shumë reagime pozitive në mediat sociale.

"Shpresoj që në këtë kohë kaosi dhe pasigurie, ky projekt t'i ndihmojë njerëzit të ndjihen më të lidhur me botën e jashtme edhe pse të gjithë ne jemi fjalë për fjalë të ndarë nga njëri-tjetri, për një kohë të panjohur. Nëse vazhdojmë të komunikojmë dhe të lidhemi me ata rreth nesh në një mënyrë të drejtpërdrejtë, të sinqertë dhe pozitive, mund ta kapërcejmë këtë së bashku. Nuk do të jetë e lehtë, por ia vlen mundimi. Qëndroni të sigurt dhe qëndroni në shtëpi. Dhe siç u thotë dhe shënimi i fëmijëve të mi:  Së shpejti ne do të jemi bashkë”, thotë Lovekin për BBC.

Shpërndaj mirësi, jo virus/ Rri në shtëpi

Vetëm bashkë

Makina mund të ndalet

Furtunat e forta nuk zgjasin, por njerëzit e fortë po.

Së shpejti do të jemi bashkë/ Rri në shtëpi e ki shpresë.

Ti nuk mund të jesh i vetmuar, nëse i pëlqen njerëzit me të cilët rrini vetëm.

Shpresë

Ne jemi bashkë, harroj gjithçka tjetër.

Lart – Arti Shpëton.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy