Rikthehet “Zogu i Zi”, të shtunën dhe të dielën drama që bazohet në një histori të vërtetë (VIDEO)

Rikthehet “Zogu i Zi”, të shtunën dhe të dielën drama që bazohet në një histori të vërtetë (VIDEO)

Fundjava sjell në skenë veprën teatrore “Zogu i Zi”, një dramë e shkruar nga David Harrower. Nën regjinë e Kiço Londos, shfaqja vjen në skenën e “ArTurbinës” të shtunën dhe të dielën. I ftuar në emisionin e Dasarës, Londo u la takim me shfaqjen të gjithë të pasionuarve pas teatrit në orën 19:00. Interpretimi i aktorëve Laura Nezha, Alfred Trebicka dhe Rexhina Ibro sjell në skenë një ngjarje të vërtetë mbi të cilën bazohet vepra.

15 vjet pas historisë së dashurisë tragjike në kohë të gabuar  të 12 vjeçares Una me 41-vjeçarin Rei, histori e cila ka shkatërruar jetët, Una shfaqet përpara tij. Ajo ka ngrirë në kohë, pa shpresë.

Në pamje të parë, duket sikur Una vjen për hakmarrje, për larje hesapesh, por motivet e ardhjes janë më komplekse, sepse marrdhënia e tyre ka qënë më e komplikuar se marrdhënia e abuzuesit me viktimën.

Ajo, e siguron se e do. Ai, i shtërnguar dhe në ankth, e siguron se nuk ka patur ndjenja për ndonjë vajzë tjetër aq të re, duke u përpjekur për t’i shpëtuar përmbytjes së një dashurie të çmëndur, që te Una ka mbetur e njejtë.

Kujtimet erotike përzihen. Intesiteti arrin kulmin ndërkohë që personazhet zbulojnë ndjenjat dhe të vërtetat e fshehura mirë ndërvite, në lidhje më atë që realisht ka ndodhur para 15 vitesh.

Dy fantazma të së tashmes, të pafajshëm sa dhe fajtorë, dy njerëz që jetuan diçka të mrekullueshme dhe të frikshme njëherësh, që shoqëria dhe ligji i etiketoi abuzuesi dhe viktima.

Zogu i Zi është një pjesë e tmerrshme teatrore, thellësisht shqetësuese, emocionalisht e brishtë që të lë pa frymë dhe të prekur. Pjesa ka poezi të brendshme dhe shoqërohet me tërbim, frikë dhe të panjohura.

Në thelb Zogu i Zi, fton që shoqëria të dialogojë përsa i përket çështjeve të nxehta duke përfshirë kufijtë ligjor si dhe pozicionin human në botën moderne. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy