Vdes fituesja e çmimit “Nobel, Toni Morrison

Vdes fituesja e çmimit “Nobel, Toni Morrison

Autorja amerikane Toni Morrison, romani i së cilës "Beloved" për një skllav të arratisur në vitin 1987 fitoi çmimin “Pulitzer” dhe kontribuoi për një sërë botimesh që e bënë atë fituesen e parë grua me ngjyrë që fitoi çmimin “Nobel”, ka vdekur sot në moshën 88-vjeçare.

Paul Bogaards, zëdhënës i kompanisë botuese “Alfred A. Knopf”, njoftoi vdekjen, por nuk dha një shkak të saj.

Morrison ishte një sukses komercial dhe kritik, e lëvduar për stilin e saj të gjallë e lirik të të shkruarit dhe ngritjen e  problemeve shqetësuese të shoqërisë amerikane, si:  raca, gjinia dhe dashuria.

"Beloved" ndodh përgjatë Luftës Civile të ShBA-së dhe bazohet në historinë e vërtetë të Sethe, një grua që vrau vajzën e saj 2-vjeçare për ta shpëtuar nga skllavëria. Gruaja kapet para se të vrasë veten dhe fantazma e së bijës e viziton herë pas here.

Morrison i tha revistës NEA Arts në vitin 2015 se ajo kishte shkruar tashmë të tretën e librit, në kohën kur vendosi të fuste fantazmën e vajzës, për të shenjuar moralin nëse nëna kishte të drejtë ta vriste fëmijën e vet.

“New York Times” e quajti skenën e vdekjes “një event aq brutal dhe shqetësues sa do të shkatërrojë ëndrrën e një familjeje për siguri dhe liri; do ta ndjekë komunitetin për breza të tërë dhe ... do të qëndrojë gjatë në mendjet e lexuesve pasi të kenë mbaruar këtë libër ".

Libri u bë edhe film ku Oprah Winfrey, përveçse interpretonte ishte dhe bashkëproducente me Danny Glover dhe një nga adhurueset më të mëdha të librave të Morrison-it.

Romani ishte pjesë e një trilogjie që sipas Morrison-it e shikonte dashurinë përmes perspektivës së historisë së zezë. "Jazz", i botuar në vitin 1992, sillet rreth një trekëndëshi dashurie gjatë Rilindjes së Harlemit në Nju-Jork në vitet 1920, dhe libri i tretë, "Parajsa", i botuar në 1997, tregon për gratë në një qytet të vogël, kryesisht të zi.

Duke e nderuar me çmimin e saj të letërsisë në vitin 1993, organizata “Nobel” u shpreh se romanet e Morrison-it "karakterizoheshin nga forca vizionare dhe importi poetik" ndërsa i jepnin "jetë një aspekti thelbësor të realitetit amerikan". /Reuters/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy