Ekspozita “Pazari i Humbur i Shkodrës: Ringjallja e një̈ Kujtese” në “Marubin” e Shkodrës

Ekspozita “Pazari i Humbur i Shkodrës: Ringjallja e një̈ Kujtese” në “Marubin” e Shkodrës

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në Shkodër ka hapur ekspozitën e veçantë “Pazari i Humbur i Shkodrës: Ringjallja e një Kujtese”, e cila sjell për herë të parë koleksionin e Palokë Lacës, një tregtar i hershëm nga Shkodra, dhe artefaktet e tij, të cilat ruheshin në arkivën e Muzeut të Etnografisë në Budapest.

Palokë Laca, i njohur edhe si Paolo Lazza, i kishte shitur Muzeut Kombëtar të Etnografisë së Budapestit rreth 300 objekte, përfshirë bizhuteri dhe veshje tradicionale shqiptare. Ky koleksion, i cili përfshin një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Shkodrës, ka ngjallur një interes të madh për studimet dhe hulumtimet mbi historinë e këtij qyteti.

Për të hulumtuar dhe prezantuar këtë koleksion të jashtëzakonshëm, u angazhua vetë drejtori i muzeut, Luçjan Bedeni, dhe kuratorja Kim Knoppers. Ekspozita ofron një përmbledhje të pasur të historisë dhe kulturës shkodrane, duke sjellë për herë të parë këtë koleksion të çmuar para publikut shqiptar.

Një hapësirë e veçantë në ekspozitë i kushtohet dizajnerit të njohur të tekstileve Jozef Martini, i cili sjell një qasje bashkëkohore ndaj motiveve tradicionale shkodrane.

 Punimet e tij në jacquard përbëjnë një lidhje të thellë mes historisë dhe artit bashkëkohor, duke eksploruar elemente të identitetit dhe kujtesës përmes një riinterpretimi të motiveve tradicionale.

Një nga veprat e Martini-t është frymëzuar nga japanxha tradicionale, me motivin e shqiponjës dykrenare, simbol i identitetit shqiptar, që shoqërohet nga gjarpërinjtë dhe zogjtë. 

Ekspozita “Pazari i Humbur i Shkodrës: Ringjallja e një Kujtese” është e hapur çdo ditë, nga e hëna në të dielë, nga ora 09:00 - 19:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy