Veshja e “Grease” vlerësohet 200 000 dollarë në ankand (FOTO)

Veshja e “Grease” vlerësohet 200 000 dollarë në ankand (FOTO)

Xhaketa e zezë ikonike prej lëkure dhe pantallonat e ngushta po prej lëkure të veshura nga këngëtarja dhe aktorja Olivia Newton-John në filmin "Grease" do të dalin në shitje në një shtëpi ankandi në Beverly Hills të shtunën.

Veshja, e cila u bë e famshme në këngën e fundit të filmit të vitit 1978 "You're the One That I Want", vlerësohet se mund të marrë midis 100 000 dhe 200 000 dollarë, sipas shtëpisë së ankandit që bashkë mme këtë veshje ka vënë në shitje edhe qindra sende të tjera nga karriera e Newton-John.

Aktorja, tani 71 vjeç, luajti përballë John Travolta si Sandy Olsson. Përpara ankandit, ajo zbuloi se pantallonat me bel të lartë u desh t’i qepeshin në trup. "Pantallonat kanë një zinxhir të thyer dhe mua më duhej të rrisja në to sepse ato ishin bërë që në vitet '50", tha ajo për Reuters Television.

Pasi u diagnostikua me kancer të gjirit për herë të tretë që nga viti 1992, Newton-John vendosi të shesë më shumë se 500 artikuj nga karriera e saj për të mbledhur fonde për qendrën e saj shëndetësore të kancerit në Australi.

Artikujt e tjerë në shitje përfshijnë skenarin origjinal "Grease" dhe fustanin rozë që ajo veshi në premierën e saj në LA, të cilat vlerësohen përkatësisht 4 000 dhe 3 000-5 000 dollarë.

Martin Nolan, drejtori ekzekutiv i ankandeve të Julien's, tha në një deklaratë se kompania ishte "e nderuar" të organizonte një ankand për të festuar një nga talentet më të mëdha të muzikës pop. “Karriera e saj e jashtëzakonshme, që përfshin rolin e saj në “Grease”, një nga filmat më të suksesshëm në Hollivud dhe pjesët muzikore të të gjitha kohërave, dhe regjistrimet e saj të disa prej singleve më të mëdha të popit të shekullit XX, e bëjnë jo vetëm një yll, por një fenomen i kulturës pop”. /CNN/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy