Pavarësisht dekadave që kalojnë, vdekjeve dhe katastrofave, ACDC janë ende produktivë.
Dyzet e shtatë vjet së bashku, rokerët lançojnë sot "Poëer Up", albumin e tyre të parë në gjashtë vjet.
Albumi është i pari që nga vdekja në vitin 2017 e Malcolm Young, i cili e themeloi bandën në Sidnei, Australi në 1973 me vëllain e tij të vogël, Angus. "Poëer Up" i është kushtuar vëllait të madh dhe është xhiruar me shpirtin dhe këngët e tij.
“Të gjithë e ndjemë Malcolmin rreth nesh, ai ishte atje”, tha këngëtari kryesor Brian Johnson, 73 vjeç, për Associated Press në një intervistë përmes Zoom nga shtëpia e tij në Sarasota, Florida. "Malcolm ishte një karakter shumë i fortë në jetën reale dhe kjo nuk do të ndalonte as me vdekjen e tij. Ai ishte atje, kudo”.
Të 12 këngët janë shkruar në bashkëpunim nga Malcolm dhe Angus Young, të zgjedhura nga një mori këngësh të papërdorura të grumbulluara gjatë dekadës së fundit.
Shumica e këngëve vijnë nga periudha e pauzës mes albumeve nga 2000 në 2008, dhe Angus Young zgjodhi ato që evokuan më shumë vëllain e tij të madh.
"Unë u përqëndrova në ato që i dija se ishin të preferuarat e Malit", tha Young. "Është një projekt i përshtatshëm për të. Atij gjithmonë i pëlqente të ishte i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë".



