Shënohet përvjetori i vdekjes së Pjetër Bogdanit

Shënohet përvjetori i vdekjes së Pjetër Bogdanit

Drejtoria e Arkivave ka përkujtuar sot 6 dhjetorin e vitit 1689, datë kur ndërroi jetë ipeshkvi imzot Pjetër Bogdani.

Përveçse teolog dhe funksionar kishtar, imzot Bogdani njihet si pararendës i hershëm i lëvizjes së Rilindjes, në sajë të kultivimit të ndërgjegjes kombëtare. Mësimet e para i kreu në Ciprovac, Bullgari.

Në vitin 1674 ishte nxënës i kolegjit ilirik të Loretos. Pas studimeve filozofike dhe teologjike, u shugurua prift. Në vitin 1651 ushtroi meshtarinë në rrethinat e vendlindjes, në Prizren.

Në vitin 1656 u thirr në Romë për të ndjekur studimet e larta teologjike në Kolegjin Papnor. Në përfundim të këtij cikli, në vitin 1658, mori titullin “doktor”. Pas veprimtarisë si meshtar, emërohet ipeshkëv i Shkodrës dhe administrator i Tivarit (1663–1664). Në vitin 1675 shkruan librin “Çeta e profetëve” dhe ia paraqet për botim Kongregatës së Vatikanit Propaganda Fidae, e cila rekomandon përkthimin e librit. Kjo vepër me përmbajtje teologjike cilësohet si e para në radhë në llojin e prozës origjinale shqipe.

Imzot Bogdani njoftonte rregullisht Selinë e Shenjtë të Romës mbi gjendjen ekonomike dhe shoqërore të shqiptarëve asokohe, përmes relacioneve të hollësishme.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka postuar sot fragmente nga libri i Pjetër Bogdanit me titull “Çeta e Profetëve” (1685) dhe skeda mbi vdekjen e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy