Në Krujë hapet ekspozita me dokumente dhe fotografi të rralla nga fondi i Arkivave

Në Krujë hapet ekspozita me dokumente dhe fotografi të rralla nga fondi i Arkivave

Një ekspozitë unike është çelur nga DPA-ja, pranë Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti” në Krujë me dokumente të rëndësishme për jetën e qytetit dhe fotografi të rralla dhe të vjetra që ruhen në Fototekën e AQSH-së.

Ndër dokumentet e ekspozuara, një plan rregullues i Krujës i vitit 1944; dokumente që publikohen për të parën herë për ndërtimin e shtatores së Skënderbeut; dokumente që dëshmojnë përpjekjet për ndërtimin e Muzeut në vitin 1937 dhe gjatë periudhës së komunizmit.

Ardit Bido, drejtor i përgjithshëm i Arkivave u shpreh për rëndësinë e veçantë të ekspozitës. 

“Kjo ekspozitë ka dy pika kryesore, vetë jetën e qytetit përmes edhe imazheve shumë të vjetra ku çdo person mund të gjejë lagjen apo rrugën ku ka banuar. Dhe dokumentet për ndërtimin e një muze i cili nga pikëpamja simbolike është shumë i rëndësishëm, siç është ky i Skënderbeut, ku ne kemi vendosur t’i sjellim këto dokumente. Kështu, ajo që ruhet në fondet tona ne kemi mision ta çojmë aty ku jetojnë shqiptarët”.

Ekspozita do të jetë e hapur në Krujë përreth dy javë, përmes së cilës mund të shihen dokumente unke, të ekspozuara për herë të parë në publik.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy