Grante për Parkun Arkeologjik të Bylisit dhe Klosit/ Gonxhja: Potencial për kthim në promotor të zhvillimit ekonomik

Grante për Parkun Arkeologjik të Bylisit dhe Klosit/ Gonxhja: Potencial për kthim në promotor të zhvillimit ekonomik

Qeveria ka miratuar dje Planin e Menaxhimit të Parkut Arkeologjik të Bylisit dhe Klosit (2024-2029), në vlerë 6 milionë €, për qendër vizitorësh, muze, vende të reja pune, infrastrukturë prezantimi, konservimi trashëgimie dhe mjedisi!

Këtë lajm e ka cilësuar si të veçantë, ministri i  i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili thotë se plani do të jetë në funksion të ruajtjes dhe restaurimit të pasurisë arkeologjike në këtë sit arkeologjik.

LAJM I SHKËLQYER! Granti më i madh për një sit arkeologjik - Qyteti ILIR par excellence! Dje në mbledhjen e Qeverisë u miratua vendimi i Këshillit të Ministrave për miratimin e Planit të Menaxhimit të Parkut Arkeologjik të Bylisit dhe Klosit (2024-2029), 6 milionë euro, qendër vizitorësh, muze, vende të reja pune, infrastrukturë prezantimi, konservimi trashëgimie dhe mjedisi!

Vëmendja dhe përkushtimi i MEKI-t, këtë radhë, u fokusua tek Parku Arkeologjik i Bylisit dhe Klosit, në zëmër të Mallakastrës. Parku arkeologjik dhe plani i tij i menaxhimit, miratuar tashmë zyrtarisht, mbështetet nga projekti: "BE për Zhvillimin Ekonomik – Zhvillim Ekonomik Lokal i Udhëhequr nga Turizmi me Fokus në Trashëgiminë Kulturore.".

Të shumta do të jenë aktivitetet e parashikuara në këtë plan menaxhimi në funksion të ruajtjes dhe restaurimit të pasurisë arkeologjike por edhe të nxitjes së ekonomisë lokale në dobi të komunitetit dhe turizmit kulturor.

Sipas ministrit Gonxhja, granti, pos ruajtjes së trashëgimisë kulturore në këtë sit arkeologjik, mëton edhe të kthehet në një promotor për zhvillimin ekonomik të vendit.

Plani përfshin vijimin e hulumtimeve dhe gërmimeve arkeologjike si edhe investime në punime civile e rrugë aksesi.

Një tjetër vendim vizionar i qeverisë shqiptare me prioritet ruajtjen, menaxhimit dhe integrimin të trashëgimisë kulturore.

Pasuria jonë e përbashkët ka potencial të jashtëzakonshëm të kthehet në një promotor të zhvillimit ekonomik të vendit!

 Ky plan veprimi i drejtuar nga MEKI dhe institucionet e specializuara të tij, do të mbështetet në partneritetin e financimet e BE-së dhe zbatimin e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim e Zhvillim (AICS).

Vizioni dhe qëllimi i planit të menaxhimit janë hartuar si vazhdimësi e punës shkencore dhe gërmimeve arkeologjike shumëvjeçare të realizuara nga Instituti i Arkeologjisë (IA) si dhe të punimeve konservuese e restauruese të kryera nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) dhe institucioneve të tjera të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy