
Shkrimtari spanjoll Javier Marias ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare. Marias vdiq si pasojë e një polmoniti të shkaktuar nga Covid-19.
Një nga autorët më të mëdhenj spanjollë bashkëkohorë, ai ka lindur në Madrid më 20 shtator 1951. I diplomuar për filozofi, ai arriti sukses ndërkombëtar në vitin 1992 me “Një zemër kaq e bardhë”, vepër që u pasua nga “Nesër në betejë mendo për mua”, “Kur isha i vdekshëm”, “Njeriu sentimental”, deri te “Tomas Nevinson”, romane dhe tregime me të cilat fitoi çmimet e mëdha letrare evropiane. Më i fundit sipas rendit kohor, në qershor, çmimi Gregor von Rezzori. '
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur gazeta ABC. “Është një ditë e trishtuar për letërsinë spanjolle”, shkroi kryeministri Pedro Sánchez në Tëitter, “Javier Marías ishte një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës sonë. Puna e tij do ta mbajë të gjallë në kujtesën tonë", tha ministri spanjoll i Kulturës, Miquel Iceta. Pasi filloi të shkruajë kur ishte në të 20-at, Marías ka krijuar një reputacion të fortë me kalimin e kohës si romancier, me tregime të shkurtra, ese dhe artikuj opinionesh.
Në shqip, nga Marias janë përkthyer: “Gjithë shpirtrat”, “Nesër në betejë mendo për mua”, “Ashtu si dashuritë”, “Një zemër kaq e bardhë”.



