Mediat italiane: Shqipëria destinacioni juaj turistik për 2018

Mediat italiane: Shqipëria destinacioni juaj turistik për 2018

Mediat e huaja vazhdojnë që ti sugjerojnë turistëve nga e gjitha bota se Shqipëria është një vend shumë i bukur dhe duhet të vizitohet me patjetër.

Volagratis, portali i prenotimeve turistike në të gjithë botën e lider europian në sektorin e udhëtimeve, ka publikuar sot listën e 15 vendeve si destinacionet më të preferuara përgjatë vitit të ardhshëm, 2018.

Në vendin e parë të kësaj liste renditet Shqipëria si vendi me potencial të madh turistik e për raportin e mirë cilësi/çmim.

Shqipëria ofron një larmi të jashtëzakonshme peisazhes natyrore e territoresh.

Në portalinVolagrastis përgjatë vitit 2017 prenotimet turistike drejt Shqipërisë kanë regjistruar një rritje prej 88% në krahasim me një vit më parë.

"Muajt më të sugjeruar për të vizituar Shqipërinë janë korriku e gushti për shkak të klimës së ngrohtë. Por dhe gjatë gjithë vitit Shqipëria dhuron bukuri të rralla natyrore". evidenton portali turistik.

Pas Shqipërisë në këtë listë renditen Tanzania, Bjellorusia, Moldavia, Oman, Kroacia e me radhë.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy