Mushkonja, insekti më vdekjeprurës në historinë e njerëzimit

Mushkonja, insekti më vdekjeprurës në historinë e njerëzimit

Vrasësi më vdekjeprurës në historinë njerëzore mund të mos jetë arma apo bomba, kanceri apo aksidentet automobilistike, por një insekt i bezdisshëm: mushkonja.

Gjatë 200 000 viteve, 108 miliardë njerëz kanë jetuar në Tokë, por gati gjysma e tyre, 52 miliardë, janë vrarë nga mushkonjat. Ndikimi i këtij insekti katastrofik i ka dhënë formë qytetërimit njerëzor, përtej pritshmërive tona, sipas historianit Timothy C. Winegard, i cili është marrë me studimin e këtij insekti vdekjeprurës në librin e tij “The Mosquito: A Human History of Our Deadliest Predator”.

Që nga epoka e dinosaurëve, mushkonja ka qenë një bartëse e malaries, etheve të verdha, Zikas, dhe e një morie sëmundjesh të tjera që kanë shkatërruar popullsinë njerëzore, sidomos në Afrikë.  Sipas, Winegard, ndikimi me pasoja katastrofike i mushkonjave është jo vetëm në nivel biologjik, por edhe social, duke pasur parasysh si kanë nxjerrë miliona njerëz nga fuqia punëtore ose kanë ndryshuar rrjedhën e historisë kur u përdorën si armë biologjike gjatë kohës së luftës botërore.

Mesatarisht ka 2 milionë vdekje në vit të shkaktuara nga mushkonjat që nga viti 2000.

Ndër të tjera Timothy C. Winegard thotë se në historinë e njerëzimit, një ndër shkaktarët e rritjes së mbizotërimit të mushkonjave është edhe fakti i afrimit të kafshëve në mjedisin shtëpiak. Kur fillojmë të trazojmë mjediset tona, të presim pemë, të shtojmë ujë, krijojmë një recetë e rrezikshme për përhapjen e mushkonjave dhe të sëmundjeve të shkaktuara tyre. Sëmundjet përhapen më lehtë për shkak të afërsisë së njerëzve me njerëzit, mushkonjave me njerëzit dhe kafshëve me njerëzit.

Faktorë tërheqës për pickimin e mushkonjave janë disa: Lloji i gjakut është një. Sipas studimeve, ato preferojnë llojin e gjakut O mbi A, B, ose një përzierje. Por ka edhe faktorë të tjerë. Mos vishni ngjyra të ndritshme. Mos pini birrë. Ushtrohuni më pak - kur stërviteni, shkarkoni më shumë dioksid karboni që është në thelb një forcues për mushkonjat. Pastroni këmbët. Bakteret në këmbët tona janë një afrodiziak i mushkonjave. Dhe mos harroni: Mos dilni jashtë gjatë orëve të pikut të mushkonjave! /Vox, përgatiti Erina Çoku/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy