Arti në zi, shuhet aktori i njohur Andon Qesari

Arti në zi, shuhet aktori i njohur Andon Qesari

Është ndarë nga jeta aktori i njohur shqiptar, Andon Qesari, në moshën 78-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka dhënë djali i tij, përmes një mesazhi prekës, ku thonë se aktori Qesari ka mbyllur sytë përgjithmonë, pas një sëmundjeje të gjatë, që e rëndoi dhe sfiliti shumë vitin e fundit.

Sot në mëngjes, pas një sëmundje të gjatë, e cila e kishte rënduar dhe sfilitur shumë në vitin e fundit, i dashuri babai im ANDON QESARI u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Dashuria e Tij e pamat për ne, familjarët dhe njerëzit e tij të afërt, përpjekjet për të na dhënë një jetë me dinjitet dhe begati, pasioni i vyer artistik që e shoqëroi gjatë gjithë jetës dhe shënoi një karrierë të paharrueshme në teatrin shqiptar dhe studimin e artit, humori i hollë që e spikaste, janë trashëgimi më i çmuar që na la. Të dua Ba’ dhe mirupafshim në një jetë më të mirë…”, shkruan i biri.

Andon Qesari, lindi në Qeparo më 27 qershor 1942. Aktor dhe regjisor shqiptar, më 1966 u diplomua për aktor në shkollën “Aleksandër Moisiu”.

Pas diplomimit emërohet aktor në teatrin profesionist të Vlorës. Në vitin 1972, kalon pedagog në ILA. Në vitin 1975 rifillon aktivitetin e tij artistik si aktor, por në Teatrin Kombëtar. Emërohet përfundimisht aktor i TK në 1977.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy