Shuhet nobelisti japonez i letërsisë, Kenzaburō Ōe

Shuhet nobelisti japonez i letërsisë, Kenzaburō Ōe

Ikona progresiste dhe jokonformiste japoneze, Kenzaburo Oe, ka vdekur në moshën 88-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur botuesi i tij në Japoni, Kodansha.

“Fituesi i çmimit Nobel për letërsinë në vitin 1994 u nda nga jeta për shkak për shkaqe natyrore në orët e para të 3 marsit”, tha botuesi në një deklaratë, duke shpjeguar se funerali i tij tashmë është mbajtur nga familja e tij.

Kenzaburō Ōe, shkrimtar dhe akademik, lindi më 31 janar 1935 në ishullin Shikoku.

Ai hyri vrullshëm në botën letrare të Japonisë, duke fituar çmimin më të madh letrar “Akutagawa” për tregimin “Gjahu i kafshëve”. Në veprat e tij, Ōe hedh poshtë sistemin e vlerave të shoqërisë ekzistuese dhe pasqyron pyetjet dhe shqetësimet e brezit të Pasluftës.

Ōe është fitues i çmimit Nobel në letërsi në vitin 1994. Ai ka ndikim të fuqishëm nga letërsia franceze dhe amerikane, të cilën e ka gërshetuar me atë japoneze.

Ndër romanet e tij janë “Na thoni si të mbijetojmë çmendurinë tone”, “Loja e Shekullit”, “M/T dhe historia e mrekullive të pyllit”, “Letrat e viteve të nostalgjisë”, “Një jetë e qetë”, “Shënimet e Hiroshimës” etj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy