
Teatri Kombëtar nga nesër vë në skenë komedinë “Të prezantoj babain”, shkruar nga mjeshtri i komedisë angleze, Alan Ayckbourn, fitues i “Tony Award” në 2010 dhe “Laurence Olivier Aëard” në 2009.
Në skenën e ArTurbinës do të vijë nga nesër me regjinë e Adelina Muçës, skenografi të Marçela Llanës dhe kostumet nga Lira Zahiri.
Vepra ka vetëm dy akte dhe katër personazhe. Në role interpretojnë Gentian Zenelaj, Suela Bako, Ervin Doko dhe Alessia Xhemalaj.
Shfaqja sjell një palë pantofla misterioze, një seri telefonatash të çuditshme, lule që nuk kuptohen se nga vijnë, një adresë e dyshimtë, një propozim i papritur për martesë dhe një vendim për të takuar prindërit.
“Të prezantoj babain” ose siç njihet botërisht “Relatively Speaking” është shembulli tipik anglez i “komedisë së konfuzionit” apo paqartësive që krijohen për të mbajtur pezull dhe argëtuar publikun.
Alan Ayckbourn ka lindur në Londër në 1939 dhe ka shkruar më shumë se 70 komedi, shumica e të cilave kanë qenë të suksesshme.
Teatri Kombëtar e sjell komedinë e Ayckbourn në datat 11-15 janar, në skenën e ArTurbina.



