Zbulohet muralja e fshehur e Banksy-t në Notting Hill të Londrës

Zbulohet muralja e fshehur e Banksy-t në Notting Hill të Londrës

Një murale Banksy, e mbuluar nga skelat e ndërtuesve muajt e fundit, do të zbulohet të hënën në zemër të zonës Notting Hill të Londrës.

Vepra - e njohur ndryshe si Piktori i Grafiteve, Piktori ose Velazquez - tregon një artist, që mendohet të jetë piktori spanjoll Diego Velazquez, me mbishkrimin "Banksy" me shkronja të mëdha të kuqe.

E tërhequr në cep të Acklam dhe Portbello Road në vitin 2008, ajo ishte e mbuluar pasi zhvilluesi i saj Enstar Capital filloi rinovimin e pronës për të bërë banesa luksoze.

"Ëhtë një karakteristikë e bukur për ndërtesën dhe për Notting Hill,  i cili ka ruajtur tiparin e tij londinez. Një nga arsyet që bleva ndërtesën ishte se atje ishte një Banksy që i dha asaj atë profil ikonik. Kështu që ndërsa unë mendoj se çmimet për veprat e Banksy-t janë të pakuptimta, ju mund të thoni se isha një admirues i tij në disa mënyra", i tha shefi ekzekutiv i Enstar Capital Simon Lyons.

Enstar fillimisht dëshironte ta lëvizte Banksy-n, por kjo do të kishte qenë shumë e rrezikshme, kështu që vendosi ta linte në të njëjtin vend të mbuluar me xham dhe të ndriçuar.

Apartamentet luksoze të ndërtesës kanë vlerë të paktën 950 000 paund (1.2 milion dollarë për ato 1+1), tha Lyons.

"A do ta doja që Banksy të bëntë të njëjtën gjë edhe në ndërtesën ku unë jetoj? Ndoshta jo”, tha Lyons. /Reuters, përgatiti Erina Çoku/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy