
Filma shqiptarë, prodhime të viteve të fundit, por edhe filma të huaj dhe filma retrospektivë, që sjellin kinemanë e para viteve ’90-të do të shfaqen për publikun gjatë këtyre muajve në një kinema shëtitëse verore, që do të udhëtojë në qytete të ndryshme të Shqipërisë. “Open Cinema” është aktiviteti, i cili ka nisur rrugëtimin e tij të tretë vetëm disa ditë më parë. Belshi ka qenë qyteti, ku së pari janë shfaqur filmat, ndërsa nuk ka munguar as muzika dhe pjesëmarrja e aktorëve, regjisorëve, kineastëve apo këngëtarëve të njohur të muzikës shqiptare.
Skënder Jaçe, Producent i “Open Cinema”
Organizuar nga shtëpia filmike “Cinemania film”, “Open Cinema” është konceptuar si një show kinematografik nën prezantimin e Silvana Braçes, ndërsa publiku gjen kinemanë e munguar, e cila rikthehet dhe gjallëron jetën artistike të qyteteve përmes kinemasë lëvizëse.
Skënder Jaçe, Producent i “Open Cinema”
Kinemaja udhëton në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ndërkohë që takimet e artistëve me vetë publikun zënë gjithashtu një vend të rëndësishëm.
Herion Mustafaraj, Aktor
Skënder Jaçe, Producent i “Open Cinema”
Kinema në qiell të hapur
Por, “Open Cinema” nuk është i vetmi aktivitet i këtij lloji i organizuar në vendin tonë. Gjatë viteve janë tentuar disa organizime të ngjashme në Tiranë dhe në qytete të ndryshme shqiptare, pavarësisht se shumica nuk kanë mundur të shndërrohen në një traditë të qëndrueshme. Edhe në qendër të Tiranës, sheshi Skënderbej ngjan se është shndërruar në një kinema të madhe këto ditë të nxehta vere.
Sinkrone, njerezit ne sheshin Skenderbej
Festivali “Balkan Film Food Festival” i mbajtur në Pogradec dhe që këtë vit shënon edicionin e tij të nëntë ka tentuar gjithashtu që shfaqjen e filmave ta bëjë në një kinema të hapur, edhe pse jo gjithmonë ia ka dalë.
Eno Milkani, Regjisor, Producent, Organizator i “Balkan Film Food Festival”
Pasi ka udhëtuar në disa qytete, kryesisht në jug të Shqipërisë, këtë vit “Open Cinema” do të shkojë në qytete të tjerë, si Përmeti apo Gramshi, ndërsa synimi është të shkojë më afër publikut edhe në veri të vendit.
Skënder Jaçe, Producent i “Open Cinema”
Por cila është rëndësia e aktiviteteve të tilla dhe a mund të shndërrohen këto aktivitete në një traditë të vlefshme?!
Eno Milkani, Regjisor, Producent, Organizator i “Balkan Film Food Festival”
Skënder Jaçe, Producent i “Open Cinema”
Për publikun në “Open Cinema” do të shfaqen një sërë filmash, një pjesë e mirë e të cilëve prodhime shqiptare të viteve të fundit.
Skënder Jaçe, Producent i “Open Cinema”
Mustafaraj: me dy filma pranë publikut
Herion Mustafaraj, Aktor
Filmi i dytë ku Mustafaraj interpreton dhe që do të shfaqet gjatë “Open Cinema” është një produksion amerikan me aktor kryesor Nick Shkrelin, një aktor me origjinë shqiptare, që jeton në Detroit.
Herion Mustafaraj, Aktor
Të rinjtë dhe kinemaja e rajonit
Ndërsa “Balkan Film Food Festival” shërben edhe si një platformë njohjeje, takimesh dhe krijimi bashkëpunimesh midis kineastëve nga rajoni i Ballkanit.
Eno Milkani, Regjisor, Producent, Organizator i “Balkan Film & Food Festival”
Zgjedhja e Pogradecit si qendra e këtij eventi nuk është e rastësishme.
Eno Milkani, Regjisor, Producent, Organizator i “Balkan Film Food Festival”
Ajo çfarë është për të vërejtur është se ky festival ngjan se është fokusuar tek të rinjtë.
Eno Milkani, Regjisor, Producent, Organizator i “Balkan Film & Food Festival”
Kinemaja dhe fëmijët
Ndërkohë në “Open Cinema”, iu kushtohet një hapësirë e veçantë edhe filmave për fëmijë, edhe pse sipas Herion Mustafarajt, emrin e të cilit e lidhim pashmangshmërisht me rolet dhe interpretimet në këta filma, për prodhimet filmike për fëmijë në Shqipëri bëhet shumë pak apo aspak.
Herion Mustafaraj, Aktor
Skënder Jaçe, Producent i “Open Cinema”
Kinemaja verore është një mënyrë për të rikthyer ekranin e madh tek publiku dhe për të mbledhur së bashku të gjithë nostalgjikët e kinemasë dhe jo vetëm. Mungesa e kinemave në rrethe, e parë si një ndër ngacmimet kryesore për sipërmarrjen e nismave të tilla, është në fakt diçka që nuk mund të korigjohet përmes kinemasë shëtitëse, por këto aktivitete janë padyshim një lloj investimi, që ndikon në pasurimin e jetës kulturore të qyteteve, por pse jo, mund të ndikojë edhe në edukimin e publikut me ndjenjën e kulturës dhe dashurisë për filmin.



