
“Duke dhënë mësim ne nxëmë më tepër”.
Me këtë thënie të Sevasti Qiriazit, veprimtares atdhetare që punoi për arsimimin e vajzave, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka përkujtuar çeljen e Mësonjëtores shqipe në Korçë më 1887.
Çdo 7 mars është koha për të shprehur mirënjohjen ndaj mësuesve, të cilët i bëjnë një shërbim të paçmueshëm kombit duke përçuar dijen tek “bijtë e shqipes”.
DPA-ja ka publikuar sot edhe foton ikonike të shkollës femërore të Korçës.



