
Aktorja dhe producentja izraelo-amerikane Natalie Portman ka bërë të ditur se nuk do të jetë e pranishme në dorëzimin e çmimit Genesis, që njihet ndryshe si Nobeli hebraik. Ceremonia është anuluar pas njoftimit të aktores.
Një zëdhënës i saj ka shpjeguar se “zhvillimet e fundit në Izrael kanë qenë shumë të dhimbashme për Portman”. Ministri i Kulturës, Miri Regev, e interpretoi vendimin e aktores si “dorëzim para presioneve të BDS”, lëvizje për bojkotimin e Izraelit. Portman ka lindur në Jeruzalem dhe mban shtetësinë amerikane dhe atë izraelite.



