
Një skicë origjinale e harruar e Winnie the Pooh do të dalë në ankand më 27 shtator në Britaninë e Madhe dhe vlerësohet të kushtojë rreth 40 000 dollarë.
Njoftimi është bërë nga shtëpia angleze e ankandeve Dominic Winter Auctioneers. Dokumenti përfundoi në një sirtar në një bodrum dhe u gjet rastësisht nga Catherine Foyle, e veja e Christopher Foyle, president i Bibliotekave Foyle.
Ilustrimi që do të dalë në ankand është vizatuar në një karton të bardhë dhe ka firmën 'E.H. Shepard 1958'. Shepard është ilustruesi i serisë së romaneve për fëmijë të shkruar nga A. Milne.
Sipas një njoftimi për shtyp nga shtëpia e ankandeve, skica e vizatuar rreth 30 vjet më vonë , nuk është i të njëjtit standard si vizatimi origjinal i bërë për librin në vitet 1920, por është shumë afër tij.



