Baleti “Gravity”, në TKOB edhe sonte me trupën e baletit të Angelin Preljocaj

Baleti “Gravity”, në TKOB edhe sonte me trupën e baletit të Angelin Preljocaj

Edicioni i dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit Bashkëkohor, në Tiranë, u hap mbrëmë me baletin “Gravity” të koreografit të mirënjohur Angelin Preljocaj në skenën e TKOB, salla e të cilit ishte e mbushur me publikun e apasionuar pas baletit.

Trupa e baletit “Preljocaj” interpretoi danc modern, shoqëruar nga muzikë e shumëllojshme, si Bolero e Maurice Ravel, Daft Punk etj., me temë mbi gravitetin e trupit njerëzor të sjella në një formë interesante. Ky spektakël shënoi edhe hapjen madhështore të “Festival Dance-it”.

Festivali nën drejtimin artistik të Angelin Preljocaj, synon të pozicionojë Tiranën si një qendër të spikatur për grumbullimin e kërcimit bashkëkohor ndërkombëtar. Festivali i këtij viti përfshin një sërë seminaresh dinamike, angazhime publike dhe një program paralel me ngjarje arti, që do t’u ofrojë artistëve të rinj një mundësi unike për të mësuar nga profesionistë të mirënjohur.

“Gravity” shfaqet edhe sonte në skenën e TKOB.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy