Përralla mafioze që ushqen kinematografinë e suksesshme

Përralla mafioze që ushqen kinematografinë e suksesshme

Me sa duket Hollivudi nuk mund t’i rezistojë historive të Mafias. "The Irishman", filmi më i ri Martin Scorsese i mbërritur në “Netflix” të mërkurën në lidhje me familjen e krimit Bufalino dhe shefin e famshëm Jimmy Hoffa, shënon prurjen më të re në një zhanër që ka magjepsur audiencën dhe krijuesit e filmit për dekada të tëra.

Vëzhguesit e kulturës pop thonë se nuk është befasuese, duke marrë parasysh kombinimin e krimit, familjes, dhunës dhe ëndrrës amerikane që përrallat e Hollivudit për mafies ofrojnë

"’Është një zhanër që godet me të vërtetë atë pikë të ëmbël midis magjepsjes me krimin dhe një grup dinamikash të familjes", thotë David Schmid, botues i “Violence in American Popular Culture” dhe profesor i asociuar i anglishtes në Universitetin e Buffalo-s.

"The Irishman" që përfshin një trupë aktorësh si Robert De Niro, Al Pacino dhe Joe Pesci, pason "Cezari i Vogël" në 1931 deri te "Kumbari" dhe "Sopranos" suksese të padiskutueshme financiare dhe artistike.

Me vlerësimin e madh të kritikës, rikthimi i Scorsese në llojin e territorit italo-amerikan pas "Goodfellas" dhe "Casino" pritet të jetë një ndër pretendentët kryesorë në çmimet “Oscar” për vitin e ardhshëm.

"Ka të bëjë me vendosjen e kufijve urbanë në krahasim me kufirin gjeografik, dhe është gjithashtu një histori e shkëlqyeshme e imigracionit", tha Robert Thompson profesor i kulturës pop në universitetin “Siracuse”.

“Familje të mëdha italo-amerikane, të mbledhura shpesh rreth tryezave të darkës me makarona, i japin audiencës karaktere të forta për t'u mbështetur, edhe nëse ato janë në anën e gabuar të ligjit.

Filmat mafiozë japin një aspekt të historisë klasike të imigrantëve amerikanë për të mbërritur në një vend të ri, duke pasur nevojë të kujdesen për veten dhe të punojnë shumë për të arritur qëllime”, tha Thompson.

Territorin moralisht i paqartë i karaktereve në ekran ndihmon për t'i bërë ata aq tërheqës.

"Arsyeja që këto mafiozë neurotikë rezonojnë me ne është se ne të gjithë mund të lidhemi me të qenit në një punë që ne nuk duam ta bëjmë", tha Schmid.

Megjithatë, ndërsa dhuna është një pjesë thelbësore e paketës, shpesh ka më pak dhunë se filmat e tjerë aksion.

"Një film mafioz me të vërtetë i dhunshëm, nuk do të ishte aq i popullarizuar me audiencën. Audienca do të preferonte rrëfenjën romantike emigrante, ku një person shkon nga asgjëja për t'u bërë një kumbar", thotë Schmid. /Reuters, përgatiti Erina Çoku/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy