"Bataclan" rihapet me një koncert të Sting

"Bataclan" rihapet me një koncert të Sting

Këngëtari Sting do të këndojë në sallën pariziane të koncerteve ”Bataclan” për rihapjen, më 12 nëntor, një vit pas sulmit xhihadist që shkaktoi 90 të vdekur, njoftoi sot ”Lagardere Unlimited Live Entertainment”.

“‘Kjo mbrëmje do të jetë e rezervuar për shoqëritë ‘Life For Paris’ dhe më 13 nëntor për ‘Vëllazëri dhe Vërtetësi'”, theksoi në faqen e tij të internetit këngëtarit britanik.

“Në rihapje të ‘Bataclan’-it, kemi dy detyra të rëndësishme për të kryer, përkujtimin dhe nderimin e atyre që humbën jetën në sulmet e vitit të kaluar dhe për të nderuar muzikën dhe jetën që përbën kjo sallë e spektaklit mitik”, deklaroi në faqen e tij të internetit Sting.

Pas koncertit të rihapjes, një pllakë përkujtimore do të vendoset para sallës së koncertit, që ndodhet në verilindje të Parisit, sipas stacionit informativ BFM TV.

Të mbijetuarit e sulmit dhe anëtarë të grupit “Eagles of Death Metal”, që po luanin në skenën e Bataclanit natën e sulmit, do të marrin pjesë në ceremoni, sipas BFMTV.

Këngëtari britanik, Pete Doherty, koncerti i të cilit më 16 nëntor ishte i pari i njoftuar, më pas i britanikes, Marianne Faithfull, senegalezit, Youssou Ndour, franko-izraelit,Yael Naim dhe francezët FFF do të pasojnë menjëherë në skenën e ”Bataclan”-it.

Më 13 nëntor 2015, 90 spektatorë u vranë nga tre xhihadistë gjatë një pengmarrjeje ndërkohë që komando të tjera kanë hapur zjarr duke shkaktuar të vdekur në tarracat e bareve dhe restoranteve parisiane dhe pranë një stadiumi futbolli në periferi.

Në total 130 persona u vranë në atentatet më të rënda të kryera në Francë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy