“Kënaqësitë e tradhtisë” në teatër (VIDEO)

“Kënaqësitë e tradhtisë” në teatër (VIDEO)

“Kënaqësitë e tradhtisë” rikthehet në skenën e Teatrit, por këtë herë në një shfaqje të re nga ajo e disa viteve më parë. Komedia me tri akte e shkruar nga dramaturgu i njohur rus, Valentin Krasnogorov ngjitet në skenën e Teatrtit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” me regji nga Lorin Terezi, nën interpretimin e Kristjana Dodaj dhe Ledjon Zoi. Protagonistët e dramës janë Ai dhe Ajo, një çift dashnorësh që shkelin kurorën në rrethana të ndryshme dhe vepra trajton një kompleksitet ndjenjash në tërësinë e vet.

Situatat komike dhe absurde të dramës nuk janë aspak pjesë e një komedie të lehtë sepse në nënshtresat e saj fshihet njeriu në gjithë kompleksitetin e tij tragjikisht të pashpjegueshëm. Kjo dramë me një titull provokativ është në të vërtetë një abstragim mbi dashurinë, tradhtinë, martesën, kompromisin dhe njeriun. Pas Tiranës, komedia do të vijojë të shfaqet çdo fundjavë të muajit maj në të gjitha teatrot kryesorë të Shqipërisë, si: Korçë, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Fier, Durrës, Dibër, etj.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy