Banksy godet në shenjë sërish (FOTO)

Banksy godet në shenjë sërish (FOTO)

Për 10 ditë rresht, protestat e Extinction Rebellion-it kanë bllokuar qendrën e Londrës me mijëra njerëz që kanë dalë nëpër rrugë për ndërgjegjësim rreth ndryshimit të klimës.

Sot shenjohet mbyllja e dhjetë ditëve protesta  dhe ndoshta për ta shenjuar këtë rast, një murale e dyshuar si e Bansky-t është shfaqur në Marble Arch.

Këtë mëngjes, kalimtarët rrethuan veprën artistike, duke mbajtur radhë për të pozuar dhe për t’u fotografuar me atë që dyshohet të jetë vepra e Bansky-t.

Çfarë simbolizon kjo murale?

Vepra e veçantë me stensil që ne të gjithë e shoqërojmë me artistin enigmatik të grafiteve shfaq një fëmijë të gjunjëzuar që mban një orë rëre simbolike. Në këmbët e saj gjendet një grumbull balte me një bimë që po rritet prej saj dhe një shpatë, duke gërmuar në tokë.

 Ky stil i artit të errët të rrugës është tipik i Bansky-t, pra jo më kot hamendësohet që ai është autori i veprës. Ngjitur me stensilin, në kalk janë shkruar këto fjalë:  “Që nga ky moment, dëshpërimi mbaron dhe taktika fillon”.

Ata që po i bënin foto veprës së Bansky-t kur u pyetën se çfarë mendonin për të u shprehën:

Kerstin Schork, një visitor nga Gjermania u përgjigj:  “Më kujton “Të premte për të ardhme”, e cila po nis në Gjermani. Këta fëmijë po dalin në protestë dhe e gjitha kjo ngjan si fëmijët në veprat e Bansky-t. Të rinjtë po frymëzohen nga Greta Thunberg.”

Protestuesi, Jamie Sheeran tha: “Arti nuk është krim, le të fillojnë taktikat”.

Ndër veprat më të famshme të Bansky-t në Londër janë “Qeni roje dhe Zëri i të Zotit” në Rivington StreetShoreditch, famëkeqja “Graffiti Painter” me të kuqe të ndezur në Notting Hill dhe  “Nëse  Graffiti do të ndryshonte diçka, do të ishte ilegal” në Clipstone Street, Fitzrovia. Titulli i kësaj të fundit i referohet një thënieje të Emma Goldman-it, e cila protestonte për të drejtat e grave: “Nëse votimi do të bënte ndonjë ndryshim, do të ishte ilegal”. /sipas EuroNews, përgatiti Erina Çoku/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy