Nata finale e festivalit të Gjirokastrës/ Artistë shqiptarë dhe të huaj përcjellin emocionet e pjesëmarrjes

Nata finale e festivalit të Gjirokastrës/ Artistë shqiptarë dhe të huaj përcjellin emocionet e pjesëmarrjes

Mbrëmjen e së shtunës u mbyll festivali folklorik i Gjirokastrës. Artistët shqiptarë e të huaj veç se përcollën emocionet e pjesëmarrjes, e konsideruan këtë organizim të rëndësishëm për ruajtjen e traditës. Në një javë turistë të huaj dhe vendas mbushën kalanë e Gjirokastrës për të dëgjuar muzikë e për të parë vallet tradicionale shqiptare, por jo vetëm. Skena e festivalit ishte çdo ditë ndryshme, me interpretues të rinj dhe të vjetër, që veç këngës, sollën edhe veshjet tradicionale shqiptare. Në këtë edicion u vu re edhe prania e zërave të rinj të cilët interpretuan me shumë pasion dhe emocione këngët e zonës së tyre. Gjatë kësaj jave nuk munguan as grupet e huaja. Muzika napoletane ishte e pranishme në natën e fundit. Artistët të cilët e sollën këtë u shprehën shumë të emocionuar për pjesëmarrjen në Gjirokastër. Një koncert si ky i Gjirokastrës, vlerësohet shumë edhe nga artistët e trevave të Shqipërisë. Veç emocioneve që përcjell, thonë ata, mbajnë gjallë edhe të shkuarën dhe traditën e vendit. Festivali Folklorik u rikthye pas një mungese 8 vjeçare duke i dhënë Gjirokastrës shkëlqimin dhe gjallërinë e dikurshme. Ndryshe nga edicionet e tjera, këtë vit nuk u dhanë çmimet, si një mesazh se kënga tradicionale shqiptare është e bukur njësoj përgjatë të gjitha zonave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy