24-29 janar/ Komedia “Dita më e bukur” vjen në Teatrin Eksperimental

24-29 janar/ Komedia “Dita më e bukur” vjen në Teatrin Eksperimental

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” këtë javë do të rikthehet në skenë komedinë “Dita më e bukur”, për gjashtë netë radhazi.

Komedia e David Foenkino, vjen me regjinë e Ledio Topallit dhe me një kast aktorësh të njohur dhe të pëlqyer nga publiku.

David Foenkinos një nga romancieret më në zë të momentit në Francë, ka shkruar edhe tri vepra teatrale e njëra nga ato është edhe komedia ‘Dita më e bukur’.
Personazhe të skalitur dhe një dialog i shpejtë, inteligjent e plot humor, keqkuptime, personazhe që kanë zili jetën e njëri-tjetrit, e bëjnë këtë vepër shumë interesante dhe tërheqëse për publikun.

Në rolet kryesore interpretojnë Gentian Zenelaj, Adelina Muça, Sheila Haxhiraj etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy