Nga Lunxhëria deri në Përmet/ Nisin aktivitetet e gushtit "KultArt2023"

Nga Lunxhëria deri në Përmet/ Nisin aktivitetet e gushtit "KultArt2023"

Gushti do të jetë një muaj i nxehtë aktivitetesh, organizuar nga institucionet e Ministrisë së Kulturës, por edhe skena e pavarur e mbështetur financiarisht ose jo nga MK dhe bashkitë në vend. Do të jenë festivale muzike e filmi, koncerte, ekspozita, takime libri e shfaqje teatrore në qytetet bregdetare dhe qendra të trashëgimisë kulturore. Pjesa dërrmuese e këtyre aktiviteteve janë pjesë e sezonit veror "KultArt" 2023, organizuar nga Ministria e Kulturës, që çon artin e kulturën atje ku është publiku! Ministrja e Kulturës, Ilva Margariti, ka bërë të ditur programin mujor të aktiviteteve “KultArt 2023” në rrethet ku do të organizohen ato. “Gushti vjen me të tjera surpriza! Nga Lunxhëria e traditave, në bjeshkët magjike të Tropojës, në Përmetin e trëndafilave dhe glikove... Kudo do të ketë aktivitete të mbështetura nga Ministria e Kulturës! Ju zgjidhni pushimet dhe "KultArt2023" vjen te ju! Ky aktivitet është një nga stacionet e sezonit veror "KultArt" 2023, që çon artin e kulturën atje ku është publiku!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy