72-vjetori i ndarjes nga jeta/ Qendra Kombëtare e Librit rikthen çmimin "Lumo Skëndo"

72-vjetori i ndarjes nga jeta/ Qendra Kombëtare e Librit rikthen çmimin "Lumo Skëndo"

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi sot në mjediset e saj aktivitetin kushtuar prezantimit të çmimit “Lumo Skëndo”, si një çmim i përvitshëm që do të jepet për librin më të mirë studimor/eseistik/publicistik, përkatësisht për vitin 2021.

Drejtoresha e QKLL-së, Alda Bardhyli shprehu nderimin e saj ndaj figurës së Mid’hat Frashërit dhe kontributit të tij në letrat shqipe, në studimet historike dhe Albanologjike.

Bardhyli prezantoi edhe jurinë që do të ngrejë punën për përzgjedhjen e këtij çmimi, pjesë e së cilës janë Uran Butka, Drejtor i Institutit të Studimeve “Lumo Skëndo”; Piro Misha, Drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Prof. Dr. Dhurata Shehri, zv/Dekane e Fakultetit të Gjuhës dhe letërsisë, UT., Prof. Assoc. Belina Budini, Dekane e Fakultetit të Shkencave Humane, UET.; Dr. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar.

Në emër të Institutit të Studimeve “Lumo Skëndo”, drejtori Butka shprehu mirënjohjen e tij ndaj vëmendjes së figurës së Mid’hat Frashërit dhe rolit të tij në historinë dhe kulturën Shqiptare si një njeri që ka jetuar katër kohë historike të Shqipërisë, por gjithashtu foli edhe për kontributin e tij në fushën e letrave shqipe me shkrimet publicistike dhe me hapjen fillimisht të Bibliotekës “Lumo Skëndo” në Stamboll dhe pastaj të Librarisë “Lumo Skëndo” si një ndër më të njohurat dhe me më ndikim në Tiranë.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Piro Misha, bëri të ditur punën që Biblioteka Kombëtare ka bërë në mbledhjen dhe përgatitjen në një sallë të veçantë në mjediset e kësaj të fundit të bibliotekës personale të Mid’hat Frashërit, si një vlerë bibliofilike dhe historike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy