Shënohet 100 vjetori i lindjes së mjeshtrit të baletit, Panajot Kanaçi

Shënohet 100 vjetori i lindjes së mjeshtrit të baletit, Panajot Kanaçi

Sot shënohet 100-vjetori i lindjes së koreografit të mirënjohur, mjeshtrit të baletit dhe pedagogut Panajot Kanaçi, i cilësuar si “magjistari i valles shqipe”. Kanaçi lindi më 2 gusht 1923. Ai kreu studimet e larta për baletmaester në Institutin Shtetëror të Artit Teatror në Moskë, e më pas ishte drejtor artistik i Teatrit të Operas dhe Baletit. Me koreografinë e baletit të parë shqiptar “Halili e Hajria” (1963, me muzikë të Tish Daijës), Kanaçi u bë themeluesi i artit koreografik kombëtar. Për këtë koreografi u nderua më 1964-ën me Çmimin e Republikës të Shkallës I, me motivacionin: “Për vënien në skenë të baletit të parë kombëtar “Halili e Hajria” dhe merita të shquara në fushën e koreografisë”. Panajot Kanaçi interpretoi një sërë rolesh kryesore ku veçohen baletet “Shatërvani i Bahçisarajt” (1951) dhe “Esmeralda” (1953). Në fushën e krijimtarisë koreografike popullore të përpunuar, Panajot Kanaçi ka dhënë një kontribut me plot vlerë. Trupa e balerinëve dhe e valltarëve, e krijuar dhe e drejtuar nga mjeshtri Kanaçi, kudo që përfaqësonte Shqipërinë rrëmbente plot duartrokitje dhe vlerësime, ku padyshim merita më e madhe i takonte atij. Kanaçi ishte lëvrues i palodhur i valles popullore, duke arritur nivele të larta përpunimi si “Vallëzimi i shqipeve”, “Valle labe”, “Valle myzeqare” etj. Panajot Kanaçi ndërroi jetë në vitin 1996.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy