Jeta kulturore e Elbasanit/ Lala: Feedback-u i spektatorëve ndikon te institucionet. Po punojmë për sistemin e ngrohje-ftohjes në teatër  

Jeta kulturore e Elbasanit/ Lala: Feedback-u i spektatorëve ndikon te institucionet. Po punojmë për sistemin e ngrohje-ftohjes në teatër  

Klinsi Lala, drejtor i teatrit “Skampa” në Elbasan bëri me dije se këtë muaj do vendosen në skenë 8 shfaqje.

Ai theksoi se është feedback-u i spektatorëve që ndikon në prodhimtarinë e institucioneve. 

Jemi duke zhvilluar në teatrin “Skampa”, sapo dhamë premierën të një komedie ‘Horoskopi Babilonas’ me regji të Spiro Dunit, po na shkon goxha mirë, jemi në javën e dytë. Jemi duke u përgatitur për festën e çlirimit të Elbasanit. Para dy ditësh dhamë premierën e një shfaqje në Teatrin e Kukullave, që u prit shumë mirë nga spektatori, dhe do ta vendosim sërish në skenë këtë javë. Po përgatitemi për “Ëndërr në Papafingo” të Leka Bungos. Kur feedback-u është i menjëhershëm nga spektatori, institucionet vihen në lëvizje që të kenë prodhimtari artistike dhe t’i japin spektatorit sa më shumë shfaqje. Spektatorët nxisin institucionet. Qendra rinore është një hapësirë e mirë në qytetin e Elbasanit, ku bëhen kurse falas, mblidhen të rinjtë, kalojnë kohë dhe afrohen me artin
 

Ka nevojë për më shumë, arti duhet të përmirësohet. Nga ana infrastrukturore po punojmë për pjesën e ngrohjes dhe ftohjes që e kemi pasur problem për një kohë të gjatë. Janë vendosur stola të rinj në sallë, por sigurisht ka nevojë përmirësime, ndriçime, pjesë teknike”.
 

Lala tha që Ministria e Kulturës s'ka më lidhje me teatrot e rretheve, pasi të vetmet institcione që varen prej ministrisë janë Teatri Kombëtar dhe Teatri Eksperimental.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy