Joaquin Phoenix është lëvduar e përshëndetuar në mediat sociale për e togfjalëshit “racizëm sistematik” përdorimin në fjalimin e tij, referuar industrisë së filmit, gjatë marrjes së çmimit “Bafta”.
Phoenix mori çmimin si aktori më imirë për rolin e tij në filmin “Joker” dhe komentet e tij gjatë marrjes së çmimit u pasuan nga një zhurmë e madhe në lidhje me nominimet e aktrimit të të bardhëve.
"…po u dërgojmë një mesazh shumë të qartë njerëzve me ngjyrë: Ju nuk jeni të mirëpritur këtu", u shpreh ai.

Aktorja Viola Davis dhe regjisori Lulu Wang ishin ndër ata që e mbështetën në Twitter.
Ndërkohë që asnjë grua nuk ka qenë nominuar si regjisori më i mirë për shtatë vjet rresht, Wang ishte në ceremoninë e Londrës e nominuar për filmin e saj “The Farewell” për çmimin e filmit më të mirë jo në gjuhën angleze.
Davis, i cila fitoi një çmim “Bafta” në vitin 2017 për rolin e saj në “Fences”, falënderoi Phoenix për "ndershmërinë, solidaritetin dhe guximin" e tij.
"Ndihem shumë i nderuar dhe i privilegjuar që jam këtu sonte. “Bafta” ka qenë përkrahës i karrierës sime dhe unë jam thellësisht mirënjohës. Por më duhet të them që edhe ndihem i konfliktuar, pasi aq e aq kolegë të mi aktorë që e meritojnë por nuk e kanë të njëjtin privilegj. Mendoj se po u dërgojmë një mesazh shumë të qartë njerëzve me ngjyrë: ju nuk jeni të mirëpritur këtu. Ky është mesazhi që ne po u dërgojmë njerëzve që kanë kontribuar aq shumë në mediumin tonë dhe industrinë tonë dhe në mënyrë të tillë që ne kemi përfituar prej tyre”, është shprehur ndër të tjera Phoenix, ndërkohë që është përkrahuar dhe brohoritur nga publiku dhe kolegët. /BBC/



