8 Dhjetori/ Ekspozita “Lulet e ftohta të shkurtit” sjell ngjarjet kryesore të viteve ’90-’91

8 Dhjetori/ Ekspozita “Lulet e ftohta të shkurtit” sjell ngjarjet kryesore të viteve ’90-’91

Për nder të Festës së Rinisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave së bashku me Bashkinë e Tiranës sollën për publikun e kryeqytetit ekspozitën me dokumente që japin një pasqyrim të ngjarjeve kryesore politike dhe sociale të viteve 1990-1991 që sollën erën e ndryshimeve në Shqipëri, kur u rrëzua sistemi komunist dhe e rikthye komunikimi me botën.

Në ekspozitën e titulluar “Lulet e ftohta të shkurtit” për herë të parë shfaqen disa dokumente që sapo e kanë kaluar procesin e deklasifikimit dhe tanimë janë të aksesueshme për cilindo studiues të kësaj periudhe.

Ekspozita përmban dokumente të vrasjeve në kufi, heqja e emrit te universitetit, kushtet e studentëve, krijimi i partive politike, liria fetare, kriza e ambasadave, takimet e Ramiz Alisë në OKB, takimet me përfaqësues të SHBA-ve, vizita e Nënë Terezës etj.

Ekspozita e sjellë nga bashkëpunimi mes Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe Bashkisë së Tiranës mbahet në sheshin përbri Muzeut Historik Kombëtar dhe Hotel “Tirana” dhe është e hapur deri pasdite.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy