
Agjencia Europiane për Autoritetet Rregullatore, me shumicë votash, refuzoi të pranojë Kosovën si shtet të pavarur dhe të pranohet në Unionin Europian të Transmetimit (EBU), duke e parandaluar atë që të marrë pjesë në "Eurovizion".
Kjo vë një pikë në aspiratat aktuale të Kosovës për të marrë pjesë në "Eurovizion" si një "shtet i pavarur", raporton “Blic” serb.
Në një takim në Oslo të Norvegjisë, ku morën pjesë përfaqësuesit e RTS, u kuptua se Kosova nuk ishte pranuar në këtë organizatë si anëtare e plotë, e dhe për shkak të Serbisë.
Milivoje Mihajloviç, ndihmës drejtori i Radiotelevizionit të Serbisë, i cili mori pjesë në takimin në Oslo, tha se Kosova dështoi të hyjë në EBU përmes precedentit, pasi u kundërshtuan 673 vota dhe 400 për ndryshimin e statutit.
Para fillimit të votimit, Serbia, Greqia, Qipro dhe 16 shtete tjera, kërkuan që votimi të bëhet i fshehtë dhe kjo kërkesë e tyre ishte pranuar.
Nga 1186 votues, 673 votuan kundër, 400 pro dhe 113 abstenuan.
Ndryshimet në statutin që do të ndihmonin hyrjen e Kosovës në Union nuk janë pranuar, dhe kështu do të duhet të presë një kohë tjetër për të debutuar në garën e Eurovizionit, shkruan eurovisionfun.com, përcjellë GazetaBlic.
Zgjidhja e vetme për të dhënat ekzistuese për hyrjen e Kosovës në EBU është zgjidhja përfundimtare e problemeve me Serbinë dhe të fitojë anëtarësimin në OKB.



