Festivali Ndërkombëtar i Skulpturës së Akullit dhe Dëborës "Harbin", organizohet çdo vit për adhuruesit e borës dhe destinacioneve të ftohta.
I vendosur në provincën Heilongjiang në veri të Kinës, "Harbin" është festivali më i madh në botë i dëborës dhe i akullit dhe përmban shumë aktivitete spektakolare.
Festivali është hapur më 5 janar dhe mbyllet më 25 shkurt.
Veprat e këtij viti janë bërë nga afro 220,000 metra kub blloqe akulli të tërhequra nga lumi Songhua.
Gjatë festivalit, ka mundësi për të bërë ski, patinazh në akull, të luani “futbollin e akullit” dhe të hipni në biçikleta.
Nata e hapjes nisi me një spektakël fishekzjarrësh kundër skulpturave të ndriçuara.





