Gërmime të reja/ Margariti: Një aset arkeologjik i shtohet qytetit të Durrësit

Gërmime të reja/ Margariti: Një aset arkeologjik i shtohet qytetit të Durrësit

Zbulime të reja arkeologjike janë gjetur së fundmi në Durrës.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka bërë të ditur zbulimet e reja arkeologjike, nga gërmimet që i paraprinë hapjes së themeleve të shkollës “Eftali Koçi”.

Gërmimet zbuluan rrënojat e një muri, ku vihen re disa faza ndërtimi, duke filluar prej periudhës arkaike, një kullë fortifikimi e shek, një kullë fortifikimi e shek. IV-III para Krishtit, por dhe artefakte, si enë qeramike, figurina, tulla, tjegulla, që datojnë prej shek. V-III para Krishtit.

Ministrja njoftoi se këto zbulime kanë çuar në vendimin për zhvendosjen e themeleve të shkollës, hartimin e një projekti konservimi dhe hapjes për publikun.

Ky zbulim, një nga më të rëndësishmit e viteve të fundit, hedh dritë mbi ndarjen e qytetit antik, duke konfiguruar hapësirën urbane dhe hapësirën funerare me nekropolin, si dhe atë të shenjtë. Të dhëna këto deri tani sporadike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy