“Si sot”, Fishta në 150-vjetorin e lindjes/ Anagnosti: Vepra e tij, subjekt për teatrin dhe tekste shkollore (VIDEO)

 “Si sot”, Fishta në 150-vjetorin e lindjes/ Anagnosti: Vepra e tij, subjekt për teatrin dhe tekste shkollore (VIDEO)

Vargjet e Fishtës u interpretuan në në 150 vjetorin e lindjes së tij nga artistja Roza Anagnosti, “Nderi i Kombit” i organizuar nga teatri “Migjeni” në Shkodër.

Më shumë se kurrë, vargjet e Fishtës janë aktuale edhe në kohën që po kalojmë dhe ndaj kjo shfaqje u quajt “Si Sot”.

Artistja e madhe shqiptare Roza Anagnosti shprehet se veprat e Fishtës dhe kolosëve të tjerë të letrave shqipe duhet të jenë shumë më prezentë në teatrot e qyteteve të tjera dhe në tekstet shkollore.

Mes emocionesh erdhën edhe interpretimet e aktorëve Rita Gjeka, “Mjeshtër i Madh” dhe Jozef Shiroka të cilët sollën disa prej poezive më të njohura të Fishtës por edhe satirën e tij.

Pashko Gojçaj, Ministër Provincial i Urdhrit Françeskan tregoi një moment kur ai po studionte në Gjermani dhe bisedën me kronikanin e Kuvendit ku ai ndodhej në një qytet të Gjermanisë se si të huajt kishin nderuar Atë Gjergj Fishtën.

Gjatë gjithë kësaj kohe janë mbajtur një sërë aktivitetesh kulturore në këtë vit jubile të 150 vjetorit të Atë Gjergj Fishtës mes të cilave edhe kjo mbrëmje me interpretimet të poezive të kolosit të letrave shqipe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy